Historia e jetes sime eshte nje udhetim me plot sfida dhe emocione te ndryshme, qe ka filluar
ne nje periudhe te veshtire dhe ka ndryshuar ne nje rrugetim te mbushur me realizime.
Une jam rritur ne nje familje te thjeshte ne nje qytet te vogel te Shqiperi. Kjo ishte nje periudhe,
ku liria e te shprehurit dhe te menduarit ishin te kufizuara dhe te kontrolluara. E rritur nga dy
prinder punetore dhe nje gjyshe e perkushtuar, isha e rrethuar me dashurine dhe perkrahje te pa
rreshtur. Perkunder sfidave dhe veshtiresive, prinderit e mi kishin nje qellim te vetem te na
ofronin nje te ardhme me te mire.
Ne ato kohe te veshtire femijeria ishte sfiduese ku propaganda e asaj kohe kontrollonte
ideologjine e cila ndikonte edhe ne edukimin si femije. Megjithate, une kultivoja pasionin per
vallen, nje menyre e fshehte per te shprehur lirine time te brendeshme ne nje periudhe te
dominuar nga kufizimet dhe kontrollet e vazhdueshme.
Me hyrjen e demokracise, perjetova ndryshime te medha ne jete. Duke qene ne shkollen e
mesme, ndieja mundesine e ndryshimit dhe te realizimit te endrrave. Pertej sfidave dhe
pasigurive te kohes, vendosa te eci perpara me plot energji ku ndoqa studimet e larta per
ekonomi dhe finance. Perkrahja e prinderve, gjyshes dhe te familjes me udheheqen ne rrugen
drejt suksesit. Eksperience e tranzicionit dhe perkushtimi ndaj studimeve ndikuan ne formimin
dhe me bene me te forte per te perballuar sfidat.
Emigrimi ishte nje vendim i veshtire dhe i rendesishem, i shoqeruar nga emocine te ndryshme,
ne vendin tim kisha ndertuar nje jete, por situata politike dhe ekonomike beri qe te ndihesha e
pasigurt. Lufta ne Kosove ndikoi shume ne kete ndjenje pasigurie qe me beri te marre vendimin
per tu larguar. Jeta u be e pasigurt dhe shume e veshtire per te mbijetuar.
Udhetimi drejt Anglise me vellain ishte me plot sfida dhe sakrifica ku shume te rinje nuk arriten
ta preknin token e premtuar. Permes shume pengesave gjate rruges, arritem ne nje vend te ri
dhe te panjohur. Kjo pervoje me ndihmoi te mos ndalem para veshtiresive.
Jeta ne Londer ne kete qytet me plot shpresa ishte nje udhekryq me nje emocion te perzier me
kujtimet e lena pas, qe duhej perballuar cdo dite. Por me kalimin e kohes, arrita te ndertoje nje
jete te re dhe te ndihesha gjithnje e me e pershtatur me realitetin. Ne kete rrugetim, njohja me
bashkeshortin ishte nje bekim, lidhja jone u forcua nga sfidat qe perballuam dhe ndjenjat e
perbashketa qe ndertuam mbi dashurine dhe respektin.
Ardhja e dy femijeve ne jete ishte nje nga momentet me emocionuese dhe ndjenja te
papershkrueshme. Perkunder sfidave te kudesjes per ta, kjo pergjegjesi prinderore me bente te
ndiehesha e lumtur. Pervec angazhimit per femijet, une kerkoja gjithashtu te ndjek rrugen drejt
suksesit profesional. Vendosa te studioja fushen e financave dhe kontabilitetit, ku me vullnet
dhe perpjekje arrita te diplomohesha me sukses ne Universitetin Metropolitan London, dhe te
nderohesha me cmimin e arte ne mbarimin e programit Leadership.
Rritja e femijeve ishte e nderlidhur ngushte me angazhimin ne punen profesionale ku punova
me kohe te plote ne nje kompani kontabiliteti si ekonomiste. Ne kete udhetim, femijet tane po
ndiqnin rruget e arsimit. Femija i pare zgjodhi te studioje arkitekturen ndersa femija i dyte
ndoqi pasionin dhe enderren per krijimin e muzikes. Ishin perpjekjet e palodheshme dhe te
sakrificave sebashku me bashkeshortin per te ndertuar nje te ardhme te ndritshme per femijet.
Jeta vitet e fundit me perballoj me nje dhimbje te forte me humbjen e nenes dhe 2 vellezerve.
Kjo krijoi nje boshllek te thelle emocional. Ata ishin burim pafund i dashurise dhe mbeshtetjes.
Perballja me dhimbjen ishte nje nga sfidat me te medha dhe me te ndjeshme qe kam jetuar. Per
te pare serish driten dhe per te respektuar kujtimet e familjareve, vendosa qe kete fatkeqesi ta
kthej ne nje burim energjie dhe force. Nuk ishte aspak e lehte, por ishte nje menyre per te
rigjetur veten dhe per te ndiekur rrugen qe kisha ndertuar. Keshtu e pranova qendrimin ndaj
dhimbjes se kjo nuk do te largohej, por mund ta transformoja ne energji dhe frymezim pozitiv.
U fokusova te vetekujdesi dhe familja dhe me pas te ndihmoja ne komunitet ku te ofroja kohen
time per njerezit qe ishin ne nevoje. Angazhimi prane organizatave dhe aktiviteteve komunitare
ishte menyra per te shperndare ndikimin pozitiv dhe te ndertoja lidhje me te thella me
komunitetin.
Nepermjet perfshirjes ne projekte dhe aktivitete te ndryshme, ndjeva brenda vetes nje ndjenje
pozitive se po beja nje ndryshim te rendesishem ne jeten e te tjereve duke i ndihmuar. Kjo
perpjekje mori nje vlere te vecante ku u nderova me titullin “Ambassador for Peace” si dhe
“Influential Role Model & Mentor’s Awards” Ky ishte nje moment i rendesishem ku ishte
njohja e sakrificave te mia per te ndertuar nje mjedis me harmonik dhe paqesor.
Momenti kur u bera pjese e konkursit Mrs. Universal Empire 2023” ishte nje pike kulminante
emocionuese dhe sfiduese. Prezantimi im ishte nje sfide e madhe si dhe nje shans per te ndare
vlerat, historine dhe synimet.
Mrs. Universal Empire 2023 ka nje rendesi sepse shkon pertej konceptit tradicional te konkursit
te bukurise. Kjo plateforme eshte per moshat e mesme dhe perfaqeson nje mundesi unike qe te
shfaqesh jo vetem bukurine e jashtme, por edhe forcen e brendshme, inteligjencen dhe vlerat
qe te karakterizojne.
Mrs. Universal Empire 2023 ofron nje plateforme nderkombetare ku qellimi i saj eshte te
prezantoje nje rol pozitiv te gruas. Pjesemarrja ne kete plateforme me lejon te frymezoj dhe
fuqizoj gra te tjera duke ndare rrugetimin, sakrificat dhe arritjet. Synoj te inkurajoj gra nga te
gjitha fushat e jetes qe te perqafojne cilesite e tyre unike per te realizuar qellimet dhe enderrat.
Mrs. Universal Empire me lejon te jem pjese e nje rrjeti global te individeve me te njejtin
mendim, te cilat jane te pasionuara per te bere nje ndryshim. Sebashku, ne mund te
bashkepunojme ne projekte, te shkembejme ide dhe te shfrytezojme ndikimin tone kolektiv per
te adresuar ceshtjet sociale dhe per te nxitur ndryshime pozitive ne nje shkalle me te gjere dhe
per te punuar drejt nje te ardhme me te mire.
Mesazhi im eshte qe cdo grua ka fuqine dhe potencialin per te ndikuar ne shoqeri dhe per te
arritur syniet pa u ndalur para sfidave dhe veshtiresive te jetes. Duke njohur forcen dhe duke
mbështetur njëra-tjetrën gratë mund të tejkalojnë pengesat, ku të krijojnë një botë më të
përfshirë dhe të barabartë.